Sekretaria: Njoftim mbi aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të Studimeve
Mbi aplikimet në Programet e Ciklit të Dytë të Studimeve në Fakultetin e
Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-2021
Aplikimet për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave” dhe
“Master Profesional” për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-
2021, do të celen më dt.11.10.2020 dhe do të kryhen pranë laboratorëve të
Departamentit të Sistemeve Elektrike të Fuqisë dhe Departamentit të Automatikës,
godina FTI, Kati I.
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe
dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve
të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së Ciklit të Parë të
Studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të njehsuar me
origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të
cilit është kryer njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka
kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në
vendin përkatës.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose
fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni
përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
c) Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet në momentin e aplikimit.
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, ose pasaportë).
e) Dy fotografi personale.