Back

Historiku

HomeHistoriku

Si u krijua fakulteti ynë?

1951

Themelohet Instituti Politeknik në Tiranë; në të bënte pjesë dhe Fakulteti Elektroteknik.

1953

Filloi sistemi pa shkëputje nga puna për përgatitjen e Inxhinierëve Elektrik.

1954

Me shkresë zyrtare, miratohen Fakulteti Elektroteknik dhe katedrat e para të tij.

1957

Më 16 Shtator themelohet Universiteti Shtetëror i Tiranës që përfshiu Institutin Politeknik me katër degë.

1969

Ish dega Elektrike u nda në dy profile: Elektrifikimi i Industrisë dhe Centralet elektrike.

1983

Fakulteti i Inxhinierisë ndahet në dy fakultete: Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike(FIME) dhe në atë të Inxhinierisë Ndërtimit(FIN).

1991

Ish Universiteti Shtetëror i Tiranës(USHT) ndahet në dy Universitete: Universiteti Politeknik i Tiranës(UPT) që fiton statusin e një universiteti publik të pavarur i cili kishte në përbërjen e tij fakultetet inxhinierike që u shkëputën nga (USHT) me 4 fakultete, ndër të cilët Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike me dy Departamente, Elektrik dhe Elektronik.

1996

Në bazë të propozimit të UPT, miratohet nga MASH, Shkolla e Edukimit në Distancë.

2008

Me propozim të MASH dhe VKM ish Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike(FIE) (1991-2007) ndahet në dy fakultete: Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Informacionit. Fakulteti i inxhinierisë Elektrike ka në përbërjen e tij tre departamente:

1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë 
2. Departamenti i Elektroteknikës
3. Departamenti i Automatikës

1951 – Themelohet Instituti Politeknik në Tiranë; në të bënte pjesë dhe Fakulteti Elektroteknik. 
1953 – Filloi sistemi pa shkëputje nga puna për përgatitjen e Inxhinierëve Elektrik.
1954 – Me shkresë zyrtare, miratohen Fakulteti Elektroteknik dhe katedrat e para të tij.
1957 – Më 16 Shtator themelohet Universiteti Shtetëror i Tiranës që përfshiu Institutin Politeknik me katër degë.
1969 – Ish dega Elektrike u nda në dy profile: Elektrifikimi i Industrisë dhe Centralet elektrike.
1983 – Fakulteti i Inxhinierisë ndahet në dy fakultete: Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike(FIME) dhe në atë të Inxhinierisë Ndërtimit(FIN).
1991 – Ish Universiteti Shtetëror i Tiranës(USHT) ndahet në dy Universitete:
Universiteti Politeknik i Tiranës(UPT) që fiton statusin e një universiteti publik të pavarur i cili kishte në përbërjen e tij fakultetet inxhinierike që u shkëputën nga (USHT) me 4 fakultete, ndër të cilët Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike me dy Departamente, Elektrik dhe Elektronik.
1996 – Në bazë të propozimit të UPT, miratohet nga MASH, Shkolla e Edukimit në Distancë.
2008 – Me propozim të MASH dhe VKM ish Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike(FIE) (1991-2007) ndahet në dy fakultete: Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Informacionit. Fakulteti i inxhinierisë Elektrike ka në përbërjen e tij tre departamente:

1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë 
2. Departamenti i Elektroteknikës
3. Departamenti i Automatikës

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike u krijua si pjesë përbërëse e Institutit të Lartë Politeknik në vitin 1951. Në fillim quhej Dega Elektrike dhe në vitin 1952 mori emrin Fakulteti Elektrik. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat elektrike dhe elektroenergjetike.
Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë elektrike në Shqipëri daton që nga viti 1951, në Degën e Inxhinierisë Elektrike e cila ka qenë pjesë përbërëse e Institutit të Lartë Politeknik, deri në vitin 1957, vit në të cilin me krijimin e Universitetit të Tiranës u bë pjesë përbërëse e tij. Fillimisht inxhinieria elektrike ishte degë e fakultetit të inxhinierisë i cili nga ana e vet përfshinte edhe degët e inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë mekanike dhe asaj gjeologjike.

Në vitin 1962 nga fakulteti i inxhinierisë del si fakultet më vete fakulteti i gjeologjisë, dhe në vitin 1983 shkëputet edhe fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit. Deri në vitin 1991, vit në të cilin krijohet Universiteti Politeknik, Dega e Inxhinierisë Elektrike ishte pjesë përbërëse e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Organizimi i F.I.E në katedra vazhdoi deri në vitin 1994 dhe pas këtij viti organizimi u bë në bazë departamenti.
Në vitin 2007, me VKM Nr. 824, datë 5.12.2007 “Për krijimin e disa njësive kryesore, fakultete, në Universitetin Politeknik të Tiranës” u bë edhe riorganizimi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike i cili është edhe sot i përbërë nga 3 departamente si vijon:

  1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë
  2. Departamenti i Elektroteknikës
  3. Departamenti i Automatikës