Back
HomeBiblioteka

Qendra Multimediale E Fakultetit Te Inxhinierise Elektrike

Përgjegjës: Besa Hysa

Departamenti i Automatikes ne perberjen e tij ka nje personel akademik efektiv dhe te ftuar si me poshte:

  • Qendra “Multimedia Library” është inauguruar në vitin 2004 dhe është një projekt i hartuar e i zbatuar nga F.I.E. me kontributin e Ambasadës Zvicerane. Kjo, është pjesë e strukturës së Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe është në funksion të procesit mësimor të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike si edhe Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.
  • Misioni i saj është të shërbejë si qendër informacioni për përdoruesit e saj (studentë, pasuniversitarë, pedagogë e studiues kërkimorë-shkencorë të këtyre fushave) ku të ofrohen mundësi për njohuri të reja dhe për marrjen e tyre në mënyrë sa më efektive.
  • Qendra Multimediale e kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin Nr. 8576, datë 3.02.2000 “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”/ Neni 30 dhe në përputhje me rregulloren e miratuar nga Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.
  • Koleksionet

Koleksionet e Qendrës “Multimedia Library” në pjesën më të madhe janë unike. Ato kryesisht janë në gjuhë të huaj (anglisht, italisht, gjermanisht) si dhe në gjuhën shqipe. Koleksionet kryesore të kësaj qendre janë rreth (1300 njësi): libra, periodikë, CD-ROM, fondi referencial si edhe burime online. Këto koleksione përmbajnë:

  • Libra të huaj / 718 tituj (967 njësi)
  • Libra shqip / 224 tituj (341 njësi)
  • Periodike / 8 tituj (76 njësi)
  • Punime shkencore dhe dorëshkrime (50 njësi)
  • Fondi referencial (enciklopedi, fjalorë e tj.) (46 njësi)
  • CD-ROM (168 njësi)
  • Kaseta audiovizuale (leksione) / 58 tituj (1164 njësi)
  • Burime elektronike (bazat elektronike që ofron eIFL)
  • Katalogu Online

Katalogu elektronik në sajë të instalimit të programit WIN/ISIS (i quajtur soft i kërkimit të informacionit) dhe rrjetit Wireless LANs bën të mundur që përdoruesi të marrë informacionin e duhur në një kohë të shkurtër. Me anën e modulit të kërkimit bëhet e mundur që përdoruesi të kërkojë në katalogun elektronik (sipas elementëve të kërkimit p.sh. autorit, titullit, subjektit etj.) informacionin e duhur dhe ta marrë atë me lehtësi.

Të reja:
Në vitin 2012, në kuadrin e Projektit ERA (Electronic Resource for Albania), në të gjitha ambientet e FIE dhe FTI, stafi akademik dhe studentët kanë akses (pa pagesë) në adresat e mëposhtme deri më 1 prill 2013.
Mund të konsultohen këto adresa:

  • Shërbimet:
  • Orari i shërbimit për përdoruesit:
  • Qëndra  është e hapur nga e Hëna në të Premte nga  ora 9°° – 16°°.
  • Shërbimet referencë që ofron qendra janë:
  • Shërbim të drejtpërdrejtë: Nëpërmjet mjeteve informuese përkatëse jepet një informacion i plotë përdoruesve për materialet që gjenden në koleksionet e saj dhe për çdo problematikë që kërkohet.
  • Shërbime indirekte: krijimin e katalogut elektronik dhe të gjitha referencave ndihmëse, të cilat ndihmojnë në informimin dhe orientimin e përdoruesve në këto koleksione.

Biblioteka ofron këto shërbime:

  • Salla e leximit (me sipërfaqe 75 m² dhe 32 vende leximi).
  • Shërbimi në fond të hapur i koleksioneve.
  • Katalogu elektronik
  • Kartë elektronike anëtarësimi (Library card).
  • Interneti. (4 pika shërbimi)
  • Rrjetin Wireless
  • Fotokopje.
  • Burimet elektronike.
  • Shërbimin me projektor.

Mbështetur në LIGJIN Nr. 8576, datë 3.2.2000 Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë, kreu II “Të drejtat dhe përgjegjësitë e shtetasve për përdorimin e shërbimeve bibliotekare” si dhe në rregulloren e “Qendrës Multimediale”

Përdoruesi i bibliotekës ka të drejtë:

  • të marrë informacion për koleksionet e qendrës e për koleksionet e bibliotekave të tjera nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar;
  • të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhjen e koleksioneve;
  • të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës në mjediset e saj, të fotokopjojë dhe të huazojë materiale bibliotekare, sipas rregullores së bibliotekës;
  • e drejta për shërbim dhe informacion bibliotekar sigurohet falas dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit e qendrës multimediale;
  • përdoruesit detyrohen të respektojnë rregulloren e Qendrës multimediale;

Ata që shkelin këtë rregullore dhe sjellin dëm material dhe ekonomik, e shlyejnë atë në masën dhe në formën e duhur, sipas legjislacionit në fuqi.

Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar:

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportë);
  • Libreza e studentit;