Back
HomeSekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit në FIE bazohen në rregulloren e studimit të UPT – Kreu III
Pranimi i studentëve në Programet e studimit Bachelor

 

Mbështetur në Ligjin 9741, dt. 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në Udhëzimin e MASH Nr. 15, dt. 14, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë (bachelor) apo program të integruar studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar nga MASH ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë. (Për më tepër rregullorja e studimit)

 

Pranimi i studentëve në Programet e Masterit Profesional
Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë”, kandidati duhet të ketë përfunduar të paktën një program studimi të ciklit të parë në fushën përkatëse të studimit apo në fusha të tjera të përafërta, të përcaktuara në programin e studimit MNP. Fakulteti përgjegjës për programin e studimit MNP mund të vendosë kritere të tjera specifike për të hyrë në MNP, të cilat bëhen publike për çdo program para fillimit të pranimeve në to. Këto kritere janë të përcaktuara në rregulloren mësimore të programit përkatës të studimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. (Për më tepër rregullorja e studimit)

 

Pranimi i studentëve në Programet e studimit Master Shkencor
Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë DNP në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta të përcaktuara në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë. Për çdo program studimi të ciklit të dytë, fakultetet përgjegjëse përcaktojnë kritere specifike për programet e studimit DNP që mund të vazhdojnë pa ose me debite formuese, të cilat bëhen publike për çdo program para fillimit të pranimeve në to. Këto kritere janë të përcaktuara në rregulloren mësimore të programit të studimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kuotave të miratuara dhe rezultateve të arritura.
Kushtet e kalimit në vitin pasardhës sipas nenit 24 të kreut V të rregullores së studimit të UPT

  • Viti akademik mbyllet në përfundim të sezonit të vjeshtës.
  • Për të gjitha programet e studimit, studenti i vitit të parë kalon në vitin e dytë nëse ai ka marrë jo më pak se 50% të krediteve (30 kredite) të vitit të parë.
  • Studenti i vitit të dytë kalon në vitin e tretë, nëse ai ka marrë jo më pak se 80 kredite nga të cilat 50 kredite nga viti i parë.
  • Për programet e studimit të integruara të ciklit të dytë, studenti i vitit të tretë kalon në vitin e katërt, nëse ai ka marrë jo më pak se 140 kredite nga të cilat të gjitha kreditet e vitit të parë dhe të dytë.
  • Studenti i vitit të katërt kalon në vitin e pestë, nëse ai ka marrë jo më pak se 200 kredite nga të cilat të gjitha kreditet e vitit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Studenti që nuk plotëson kriteret për të kaluar në vitin pasardhës ka këto të drejta e detyrime:
  • I njihen të gjitha detyrimet e shlyera kur programet e lëndëve përkatëse janë të pranueshme për vitin në vazhdim.
  • Mund të frekuentojë lëndët për të cilat është vlerësuar mbetës dhe është i detyruar të frekuentojë lëndët, për të cilat ka detyrim frekuentimin.
  • Duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit e programeve mësimore.
  • Duhet të paguajë tarifën e shkollimit.