Back

Mbledhja e Asamblesë FIE për vitin akademik 2024-2025

This event has expired

Në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvillua mbledhja e Asamblesë e Personelit Akademik e Fakultetit Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2024–2025. Takimi u zhvillua në sallën e konferencave të UPT. Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u analizuan çështje të rëndësishme që lidhen me ecurinë e procesit mësimor dhe shkencor për vitin akademik 2024–2025. Nga dekani i fakultetit u bë prezantimi i raporteve përkatëse mësimore dhe shkencore. Një vëmendje e veçantë iu kushtua planifikimit të proceseve mësimore për semestrin e ardhshëm, përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe forcimit të aktivitetit kërkimor-shkencor.
Mbledhja u karakterizua nga një klimë bashkëpunimi dhe diskutime konstruktive, ku pjesëmarrësit kontribuan me sugjerime dhe ide për zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe institucional të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Në përfundim, u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët për përmbushjen e objektivave strategjikë të fakultetit dhe universitetit.

Start Time

12:00 am

Janar 29, 2026

Finish Time

12:00 am

Janar 30, 2026