Back
HomeDoktoraturë

Shkolla e Doktoratures Ne FIE, UPT

Qellimi kryesor i Programit te Studimit te Doktorates eshte qe te mundesoje aftesimin e plote dhe efektiv te kandidateve te PhD, te tille qe te perfishihen me tej ne zgjidhjen e problemeve te kerkim-zhvillimit si ne institucionet e arsimit te larte dhe kerkimit ashtu dhe ne strukturat e kerkim-zhvillimit te institucineve dhe kompanive
Programi i studimeve të doktoratës mbeshtetet ne Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 për “Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, ne VKM Nr.864, datë 5.12.2007 “Për Hapjen e Programeve të Studimeve të Doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe Përcaktimin e Kushteve, që Duhet të Plotësojë Studenti për Marrjen e Diplomës për Gradën Shkencore DOKTOR” si dhe Udhezimin Nr.05 Date.22.01.2008 “Percaktimin e standarteve akademike te nevojshme per Hapjen, Mbylljen dhe riorganizimin e programeve te studimit te Doktorates si dhe te elementeve baze sipas te cilave Institucionet e Arsimit te Larte duhet te pergatisin rregulloren perkatese”.
Shkolla e doktoraturës në “Inxhinieri Elektrike” me tri drejtime: Elektroteknikë, Automatizimi i Industrisë dhe Elektroenergjetikë eshte hapur me VKM Nr. 284 Date 21.04.2010. Shkolla e doktoraturës në “Inxhinieri Elektrike” me tri drejtime: Elektroteknikë, Automatizimi i Industrisë dhe Elektroenergjetikë realizohet prane te tre departamenteve te FIE si vijon: Drejtimi Elektroteknikë pranë Departamentit te Elektroteknikes; Drejtimi Automatizimi i Industrisë pranë Departamentit te Automatikes;dhe Drejtimi Elektroenergjetikë pranë Departamentit të Sistemeve Elektrike te Fuqise. Departamentet e Fakultetit te Inxhinierisë elektrike kanë një përvojë gati 60 vjeçare në mësimdhënie dhe mbi 50 vjeçare në drejtimin dhe kërkimin shkencor. Ne këto departamente aktualisht punojnë si punonjës efektive 4 Profesorë dhe 3 Profesorë të Asociuar. Per me shume kliko ketu

PROGRAMET E STUDIMIT PER CIKLIN E TRETE TE STUDIMEVE NE FIE