Departamenti Automatikës: Njoftim për kontrollin e diplomave në Master i Shkencave sesionin i vjeshtës, 2020.
Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:
- Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e vjeshtës do të jenë:
- 29 SHTATOR 2020, ora 10:00 – 12:00
- 19 TETOR 2020, ora 10:00 – 12:00
Kontrolli i diplomave do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve Elektrike, nga Dr. Gentian DUME për studentët e Masterit Profesional dhe Shkencor për drejtimin e Automatizimit të Industrisë, Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike.
- Studentët, kur të paraqiten për kontroll, duhet të kenë me vete:
- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al
- draft-materialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit (shiko faqen e fakultetit: http://www.fie.upt.al)
Studentët që nuk paraqiten në kontrolle ose kanë vetëm tre fletët e para, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.
- Kontrolli i fundit i diplomës dhe dorëzimi i saj do të jetë:
- 27 TETOR ora 10:00 – 12:00
Pranë Departamentit të Automatikës, Prof. As. Genci SHARKO.
- Mbrojtja e diplomës do të jetë: 30 TETOR ora 9:00