Njoftim per panairin e karrierës
Tiranë më, 11/04/2025
NJOFTIM
Fakulteti Inxhinierisë Elektrike ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në panairin e karrierës, që do zhvillohet më datë 24 Prill, ora: 09:30 – 12:00 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.
Ky panair organizohet nga FIE në bashkëpunim me disa kompani austiake, të cilat do prezantojnë mundësitë konkrete të bashkëpunimit për zhvillimin e praktikës mësimore dhe punësimit për studentët dhe të diplomuarit në fushën e inxhinierisë elektrike.
Të nderuar studentë, jeni të ftuar të merrni pjesë në panair me qëllim që të njiheni nga afër me tregun ndërkombëtar të punës dhe të krijoni kontakte të vlefshme për të ardhmen tuaj profesionale.