Diploma Master Profesional Inxhinieri Elektroenergjitike
Programi i studimit Master Profesional në “Inxhinieri Elektroenergjitike” mbështetet në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 për “Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet Nr.9832, datë 12.11.2007 dhe Nr.10 307, datë 22.7.2010, Nenin 26, Ciklet dhe titujt e studimeve universitare, pika 1.2.3. Programet e studimeve “Master Profesional”.
Programi i studimeve “Master Profesional” (MP) në “Inxhinieri Elektroenergjitike” ka si qëllim tu ofroje kandidateve, një diplomë të ciklit dytë në Inxhinieri Elektrike – Energjitike, kompetenca të mëtejshme profesionale per problemet e shfrytezimit të i kompanive të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, projektimit të rrjetave elektrike të shpërndarjes, projektimit të furnizimit me energji elektrike të ndërmarjeve industriale e civile dhe të sektorit elektrik në përgjithësi. Ky formim plotësues u adresohet inxhinierëve elektrike që punojnë në ndërmarrje të ndryshme dhe zotërojnë një diplomë universitare së paku “Bachelor”, dhe kërkojnë arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional, neni 26, pika 1.2.3.a)
Kjo diplomë krijon mundësinë e vazhdimit më tej të studimeve të thelluara për marrjen e diplomës „Master i Shkencave“, mbështetur në LAL, neni 26 pika 1.2.3.d).
Programi i studimeve Master Profesional në “Inxhinieri Elektroenergjitike” realizohet me 90 kredite dhe kohëzgjatja është një vit e gjysëm, neni 26, pika 1.2.3.b).
Në përfundim të masterit paraqitet punimi i Mikro-Tezës dhe lëshohet diplomë universitare “Master Profesional në Inxhinieri Elektroenergjitike” neni 26, pika 1.2.3.ç).
OBJEKTIVAT e formimit të Masterit profesional
Cikli i dytë i studimeve në Inxhinierinë Elektrike, ku përfshihet dhe programi i studimit “Master profesional” ka si objektiv ti pajisë studentët me njohuri të thelluara profesionale specifike në fushën e Inxhinierisë Elektroenergjitike.
Të diplomuarit në Master Profesional duhet:
- Të fitojnë njohuri të thelluara në aspektet metodologjike dhe aplikative të dhe të jenë në gjendje ti përdorin këto njohuri për të interpretuar problemet e ndryshme në praktikë.
- Të njohin në përgjithësi dhe në thellësi fushat e Inxhinierisë Elektrike, në të cilat të jenë në gjendje të identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin problemet duke përdorur metoda, teknika dhe pajisje bashkëkohore.
- Të formojnë aftësi e nevojshme për projektimin rrjetit elektrik shpërndarës, rrjetave të furnizimit me energji elektrike të ndërmarjeve dhe proceseve, që janë të lidhura ngushtë me fushën e mbrojtjes dhe automatizimit të Sistemit Elektroenergjitik dhe rrjetave te tjera te fuenizimit me energji elektrike
- Të jenë të aftë të kryejnë eksperimente, të analizojnë dhe interpretojnë të dhënat e marra prej tyre.
- Të njohin përgjegjësitë e veta profesionale dhe etike
- Të fitojnë aftësi për organizimin, administrimin dhe aspektet ekonomike të ndërmarrjeve
- Të fitojnë aftësi vendimmarrëse dhe komunikimi.
SEKTORËT KRYESORE TË PUNËSIMIT
- Në ndërmarrjet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë
Në studiot e projektimit të rrjetave te tensionit te mesem.
- Në studiot dhe kompanitë e projektimit të impianteve elektrike të objekteve civile dhe industriale.
- Menaxherë të ruajtjes dhe kursimit të energjisë elektrike
- Në laboratorë të provave, kalibrimit dhe certifikimit për pajtueshmërine me normat europiane të impianteve elektrike.
Në kompanitë e ndryshme ne rolin energjitikut
PLANI MESIMOR DIPLOMA MASTER NE INXHINIERI ELEKTROENERGJITIKE
Masteri Profesional ne Inxhinieri Elektrike – Energjitike ka kohëzgjatje 1.5 vite dhe mund të ndiqet nga personat që zotërojnë së paku një Diplomë Bachelor në Inxhinjeri Elektrike, mbështetur në LAL neni 26, pika 1.3.4 a.
Nr | Emertimi i lendes | Javet mesimore | Gjithsej ECTS | ECTS | Gjithsej (ore) | Likujdimi |
Semestri I | ||||||
14 | 6 | 3/2/0.5/0.5 | 30/24/10/1D | Provim | ||
14 | 6 | 3.5/2/-/0.5 | 35/24/-/1D | Provim | ||
Qendrueshmerise statike dhe dinamike ne sistemin elektroenergjetik | 14 | 6 | 3/1.5/1/0.5 | 30/18/20/1D | Provim | |
14 | 6 | 3.5/1/1/0.5 | 35/12/20/1D | Provim | ||
14 | 6 | 4/1.5/0.5/- | 40/18/10/- | Provim | ||
Provime Semestri I | 4 |
|
|
| ||
| Gjithsej Semestri I | 18 | 30 |
| 160/90/70/5D |
|
Semestri II | ||||||
14 | 6 | 3/2/-/1 | 30/24/0/1P | Provim | ||
14 | 6 | 3/2/0.5/0.5 | 30/24/10/1D | Provim | ||
14 | 6 | 3/2/0.5/0.5 | 30/24/10/1D | Provim | ||
14 | 6 | 4/2/-/- | 40/24/-/- | Provim | ||
14 | 6 | 3.5/1/1/0.5 | 35/12/20/1D | Provim | ||
Provime Semestri II | 4 |
|
|
| ||
| Gjithsej Semestri II | 18 | 30 |
| 175/114/20/2D1P |
|
Semestri III | ||||||
Praktike | 14 | 10 |
| 200 | ||
Pergatitje Mikroteze, ne Universitet dhe jashte (Kesh, etj.) | 14 | 20 |
| 100 | Mbrojtje para jurise | |
| Gjithsej Semestri III | 14 | 30 |
| 300 |
|
| Gjithsej | 50 | 90 |
| 929 |
|
Shënim: 1 ECT leksion = 10 ore mësimore
1 ECT Ushtrime = 12 ore mësimore
1 ECT Laborator = 20 ore mësimore