Back

Prezantimi i kapaciteteve laboratorike të FIE, me qëllim bashkëpunimin me kompanitë private dhe shtetërore që operojnë në fushën e Inxhinierisë Elektrike.

This event has expired

Sot në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, kryesisht ne Laboratorët e Fakultetit, u mirëpritën nga Dekani i FIE, Prof. Asoc. Astrit Bardhi, dhe stafi Akademik, Ministrja Znj. Ogerta Manastirliu së bashku me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në fokus të takimit ishte prezantimi i kapaciteteve laboratorike të FIE, me qëllim bashkëpunimin me kompanitë private dhe shtetërore që operojnë në fushën e Inxhinierisë Elektrike.
FIE ka tashmë laboratorë me pajisje tërësisht të rinovuara dhe moderne, ndër të cilët, së fundmi është rinovuar edhe Laboratori i Automatikes 2 me pajisjet më bashkëkohore. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike ka bërë hapa cilësorë në zhvillimin dhe afrimin e FIE me standardet ndërkombëtare, përmes një bashkëpunimi dhe partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë me universitetet dhe institucionet partnere evropiane.

Start Time

12:00 pm

July 22, 2025

Finish Time

2:00 pm

July 22, 2025